E mësoi nga portalet lajmin për vdekjen e tij, reagon këngëtari Sinan Vllasaliu (FOTO)

Mungesa e një ligji për internetin dhe për mediat online në Shqipëri e Kosovë ka bërë që të ndodh një fenomen i shëmtuar , ai i ‘’fake news’’.

Pak janë më parë, disa portale në Maqedoni shkruan se këngëtari Sabri Fejzullahu kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor, gjë e cila nuk ishte e vërtetë dhe vetë këngëtari doli dhe e përgënjeshtroi, por duke theksuar edhe faktin se kjo kishte sjellë një shqetësim shumë të madh edhe tek fëmijët e tij në Amerikë. E njëjta gjë ka ndodhur kësaj here me këngëtarin Sinan Vllasaliu, ku sipas disa mediave online ai ka ndërruar jetë.

Fatmirësisht kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, dhe ajo që e ka çtensionuar pak situatën, ishte reagimi i vetë këngëtarit teksa ka lexuar një lajm të tillë. Ai është informuar nga familjarët në ‘Viber’ në lidhje me atë çfarë mediat kishin shkruar për të, por përgjigjja e tij ishte paksa befasuese. “Ishalla zoti më çon në xhenet”, ka shkruar me ironi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu