E plaçkitin para derës së shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë gjithë ngjarjen (VIDEO)

Një plaçkitje e armatosur para derës së shtëpisë është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku katër persona i vënë revolen në kokë një gruaje në Killen të Teksasit.

22-vjeçari Davieon Reed së bashku me tre të dyshuarit e tjerë të identifikuar si Gjavion Smith-Ëilliams, 17, Jamal Marbury, 18 dhe Daquan Lavant, janë arrestuar nga policia që i zuri duke qëndruar brenda një veturë të parkuar afër shtëpisë ku e plaçkitën gruan.

Pronarja e shtëpisë kishte dëgjuar një zhurmë që i kishte përngjarë me thyerjen e një dritareje, dhe kështu besoi se dikush ishte futur në shtëpinë e saj përmes dritares së thyer.

Ajo tha se Reed, njëri nga të arrestuarit, kishte trokitur në ato momente në derë, duke u munduar ta shpërqendrojë, derisa të tjerët kryenin punën e tyre.

Dhe kur ajo e kuptoi se gjithçka ishte e planifikuar ata u shfaqën para syve të saj duke i vënë në kokë revolen. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu