E rrallë: Krokodili ktheu trupin e njeriut të mbytur një ditë më parë, pas “thirrjes” së magjistarit (VIDEO,+16)

Ky është momenti befasues – së paku siç shkruajnë mediat e huaja, kur një krokodil gjen një njeri të humbur duke e kthyer atë në breg.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë të identifikuar si Syarifuddin, 41, ishte futur me miqtë e tij kur bisha u hodh dhe e tërhoqi nën ujë, ngjarje kjo e ndodhur në Indonezi.

Të afërmit e dëshpëruar kishin kërkuar kot trupin e tij dhe supozohej se ai ishte marrë në thellësitë e lumit Lempake kur policia dështoi ta gjente.

Siç thuhet më tej, fshatarët kontaktuan një magjistar lokal të magjisë së zezë, magjia e të cilit thuhet bëri që krokodili ta kthente trupin e fshatarit në breg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu