E rrallë, të ftuarën e zë gjumi në studion televizive, prezantuesi e ‘’turpëron live”(VIDEO)

E zë gjumi në studion televizive, dhe prezantuesi nuk e lë pa e ndarë me të gjithë këtë gjë. Bëhet fjalë për një të moshuar spanjolle, e cila e ftuar në një shfaqje televizive në kërkim të dashurisë, pa pritur përfundoi në gjumë të thellë.

Ndërsa biseda në studio vazhdonte, gruaja as që u shqetësua dhe spektatorët filluan të qeshin. Megjithatë, prezantuesi gjeti një mënyrë të zgjuar për ta zgjuar atë nga gjumi. Pasi fiku dritat e studion, një vajzë e zgjoi lehtësisht gruan.

Pensionistja ishte duke shpresuar për të gjetur një partner për ta shoqëruar në pleqërinë e saj duke shkuar në programim popullor të pasdites.

Pas zgjimit, gruaja tha se kishte marrë një pilulë natën paraardhëse për të fjetur dhe ajo e kishte dhënë efektin një ditë më vonë, duke rënë pre e gjumit. Prezantuesi tha me shaka: “Ne nuk e dimë nëse jemi dëshmitarë të një vdekjeje tragjike në Tv apo Eloisa (emri i gruas) ka rënë në gjumë të thellë”.

Prezantuesi u tha spektatorëve sërish me shaka: Në qoftë se ju bëni Zumba, do të përfundoni si Eloisa duke fjetur paqësisht si në një pemë bajameje”.

Më pas, ai i kërkoi teknikës së tv që të fikte dritat e studios dhe i tha spektatorëve të pranishëm dhe kameramanëve që të heshtnin.

Një asistente e zgjoi të moshuarën dhe i tha se programi kishte përfunduar gjysmë ore më përpara. E sapo zgjuar, e moshuara pyeti nëse kishte dalë në tv duke fjetur.

Audienca qeshi pas ngjarjes së ndodhur në programin “La tarde aquí y ahora” në tv Canal Sur në Spanjën jugore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu