E shpëtoi dikur qenin, shikoni se si pas disa vite qeni e shpëtoi atë (FOTO)

Katër vite më parë, kur Amanda Tromp gjeti qenin e racës Haski, kurrë nuk e kishte menduar se sa shumë do të kishte ndikim në jetën e saj një ditë ky qen i braktisur.
Amanda Tromp, një vajzë bujare, e mori qenin e ushqeu atë dhe e rriti, duke e mbajtur brenda në shtëpi.

Ajo e emëroi atë Kyro dhe kurrë nuk mendoi se një ditë ky këlysh i vogël do t’ia shpëtonte jetën asaj, transmeton Gazeta Express.

Amanda kishte pasur një përvojë të keqe në një marrëdhënie abuzive nga e cila nuk shihte rrugëdalje. Kyro u bë shoku i saj më i mirë, pasi që të dy filluan aventura të pafundme së bashku.

Edhe pse e braktisi të dashurin e saj abuziv, Amanda filloi të gjente lumturinë në aventurat me Kyro-n. Kështu, në vend se të bënte vetëvrasje – gjë që e kishte menduar, qeni i saj e inspiroi atë për të vazhduar jetën larg të dashurit të saj abuziv.

Ajo gjeti lumturinë tek qeni i saj Kyro, të cilin e kishte shpëtuar më parë dhe i cili po ia kthente të mirën asaj duke e mbushur atë me lumturi dhe argëtim, përderisa kishin filluar aventura së bashku.

Ajo e shpëtoi atë kur ishte këlysh, dhe ai e shpëtoi atë kur ishte në kohën më të vështirë, kur mendonte vetëvrasjen. Ajo tani ka një blog ku i poston fotografitë e udhëtimeve me qenin e saj dhe ku jep mesazhe shprese për të gjitha ato femra që kanë qenë apo janë në një marrëdhënie të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu