Eco Guerilla fton në protestë: ‘Mbrohu ose Helmohu’

Lëvizja Eco Guerilla informon qytetarët e Tetovës se në vazhdim të luftës së tyre për ajër më të pastër në Tetovë dhe rrethinë, ditën e hënë organizon protestë kundër deponisë së egër në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Protesta me moto ‘MBROHU ose HELMOHU’ do të mbahet te deponia.

Ju ftojmë, ju dhe familjet tuaja, t’a ngrisim zërin e pakënaqësisë nga gjendja e krijuar, nga djegia e mbeturinave dhe nga dështimi i autoriteteve lokale për dislokimin e deponisë dhe me presion ndaj autoriteteve lokale dhe qendrore t’a largojnë këtë kancer të Tetovës sa më shpejtë që është e mundur. Eco Guerila distancohet nga çdo individ ose grup që mund t’a shfrytëzojë këtë protestë për t’i arritur qëllimet parazgjedhore, brenda partiake, pozitat ndër partiake ose konflikte të interesave afariste”, thuhet në kumtesën e lëvizjes Eco Guerilla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu