Ed Sheeran pëson një aksident, gjendja e tij jo e mirë (FOTO)

Ai është padyshim një nga këngëtarët më të pëlqyer të vitit 2017.

Ed Sheeran rrëmbeu zemrat e të gjithëve këtë vit me këngët hit të albumit të tij “Divide”, i cili është njëherit edhe ndër albumet më të shiturat e vitit.

“Divide” i Ed Sheeran është ndër albumet më të shitura për vitin 2017

“Shape of you” është kënga e tij më e dëgjuar këtë vit, por edhe suksesi i tepërt këtë vit mesa duket është ‘ndjellë’ nga një fat i keq.

Ai kohëve të fundit ka bërë të ditur se ka pasur një lëndim mjaft serioz në krahun e tij të djathtë.

E kjo ‘fatkeqësi’ i ka ndodhur vetëm pak para se ai të nisej për në një turne botëror.

“Pata një aksident me biçikletë”, ka shkruar Ed në Instagram, duke bërë të ditur gjendjen e tij.

Fansat kanë qenë të shqetësuar për gjendjen e këngëtarit, gjersa shumë të tjerë edhe janë mërzitur, që s’do kenë mundësi ta ndjekin atë në koncertet e radhës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu