Edhe fondacioni bamirës i Messit akuzohet për ikje nga tatimi

Fondacioni humanitar për fëmijë i Lionel Messit, i quajtur “The Leo Messi Foundation” akuzohet për ikje nga tatimi për dhjetëra miliona euro.

Gazeta ABC në Spanjë pohon se fondacioni i Messit krijoi një metodikë të punës për të fshehur miliona euro të tatimit të gjeneruara nga sponsorët që nuk janë deklaruar dhe që do të thotë se mjetet nuk mund të verifikohet nëse janë shpenzuar për qëllim të mirë për fëmijët.

Raporti akuzon fondacionin për “maskimin e një pjese të madhe të të hyrave” dhe pohon se mbi 10 milionë euro nuk janë deklaruar nga qeveritë e Spanjës dhe Argjentinës.

Raportohet se të hyrat e organizatës jo qeveritare të Messit të regjistruar në Barcelonë dhe Rosario nuk janë deklaruar.

Këto akuza pasojnë dënimin prej 21 muajsh burg të Messit nga një gjykatë për të njëjtën arsye – ikje nga tatimi.

Messi pagoi një shumë kaucioni për të mos e vuajtur burgun, por mbetet në liri me kusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu