Edhe katër ditë për PSP-në për të ngritur padi për ”bombat”

Dhe fundi i Prokurorisë Speciale Publike për të ngritur padi për materialet e përgjuara po afron. Kanë mbetur edhe katër ditë, pra deri në fund të kësaj jave, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deri tani janë hapur 19 lëndë për hetim ndërsa janë ngritur vetëm tre padi ndaj personave të përmendura në krim që dyshohen se kanë bërë krim me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe krim financiar.

 

Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva në një prononcim për media në javën e kaluar ka thënë se vazhdimi i afatit për të ngritur padi është i diskutueshëm dhe se pret që partitë politike të gjejnë vullnet për të vazhduar afatin dhe të gjendet zgjidhje për të hapur rrugën që kjo prokurori të funksionojë me mbështetje të plotë dhe me gjithë mjetet e mundshme.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi veçse ka nisur procedurën për të informuar partitë politike në Kuvend që të bëjnë gati zgjidhjen për të vazhduar afatin e PSP-së për të hapur padi. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu