Edhe kjo ndodhë në Vushtrri, maturantët shkojnë në mbrëmjen e maturës me ekskavator (VIDEO)

Maturantët e Gjimnazit të Vushtrrisë dje kanë festuar mbrëmjen e maturës duke shënuar përfundimin e ciklit të tyre të studimeve në gjimnaz.

Shumë prej maturantëve ishin përgatitur për mbrëmjen e fundit të gjimnazit deri në detajet e fundit. Veshjet e tyre elegante i karakterizonin pothuajse të gjithë të rinjtë e këtij qyteti. Por një gjë e veçantë ka qenë parakalimi i dy të rinjve me ekskavator.

Ata kishin zgjedhur lugën e ekskavatorit si ulëse për të parakaluar para qytetarëve në Vushtrri. Express iu sjellë video nga kjo ngjarje.

Ndryshe, mbrëmja e maturës është një traditë së cilës maturantët në Kosovë i kushtojnë një vëmendje të madhe, ku të gjithë me preferencat e tyre të ndryshme duan të duken sa më bukur dhe unik për natën e tyre të paharrueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu