Edhe një lajm i keq prej Schumacherit, ai po humb në gjatësi dhe peshë

Michael Schumacher mbetet një ndër legjendat e gjalla të botës së garave të Formula 1.

Por, rreth pesë vjet më parë, piloti gjerman pësoi një aksident në aplet zvicerane, e cila gjë e bëri që marrë frymë vetëm në mënyrë artificiale.

Por, revista e mirënjohur gjermane në një artikull të publikuar së fundi, ka zbardhur edhe një anë jo të mirë të shëndetit të Schumit.

Sipas saj, 48-vjeçari ka humbur 14 centimetra në gjatësinë e trupit, ku nga 1,74 centimetra ka rënë në 1,60.

Gjithashtu raportohet se piloti ka rënë në peshë dhe aktualisht ka vetëm 45 kilogramë.

Schumacher që nga momenti i aksidentit është në gjendje kome, megjithëse disa herë u raportuar për përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Kujtojmë se ditë më parë gruaja e Schumacherit, Corinna ka vendosur ta dërgojë për shërim gjermanin në SHBA.

Ndryshe, Schumi ka më së shumti tituj të fituar në Formula 1, duke triumfuar në shtatë kampionate. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu