Edi Rama bëhet ‘shofer’ (FOTO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Përmes një fotoje me mbishkrim të publikuar në Facebook, Rama ka shkruar se është bërë “shofer” i Shqipërisë, raporton Insajderi.

“14 vjeç, u bo basketbollist”, shkruan Rama për veten. Ndërsa, pasi është bërë “piktor, ministër, kryetar bashkie, kryetar partie dhe kryeministër”, kryetari i Partisë Socialiste thotë se është bërë “shofer”.

Edhe para zgjedhjeve të 25 qershorit, Rama kishte përmendur synimine tij që ta drejtonte i vetëm Shqipërinë me fitimin e mbi 71 mandateve të deputetëve.

Pas numërimit të mbi 50 për qind të votave, Partia Socialiste e Edi Ramës ka arritur të fitojë 73 mandate të deputetëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu