EKSKLUZIVE/ Kryetari i komunës së Dibrës Lata, i “vardiset” Lëvizjes Besa?

Lëvizje të shumta ndërmjet subjekteve politike karakterizojnë klimën politike momentale. Nuk janë të pakta kalimet që janë bërë nga një subjekt politik në një tjetër, qofshin këta anëtarë të thjeshtë partie apo zyrtarë të lartë.

Tentativa të shumta për të ndëruar kahun e tij politik kohëve të fundit mësohet të ketë bërë dhe kreu i komunës së Dibrës, njëherazi kryetar i degës së BDI-së për Dibrën dhe anëtar i kryesisë qëndrore të BDI-së, Ruzhdi Lata.

Duket se qëndrimi i tij në BDI, edhe pse jo i gjatë, ka rezultuar jo i kënaqshëm për Latën, me çka ai po tenton të kalojë në rradhët e Lëvizjes BESA. Burime të sigurta nga rradhët e Lëvizjes BESA, por që për arsye objektive duan të mbeten anonim, tregojnë për InfoShqip se Lata po u “vardiset” disa funksionarëve të lartë të Besës, për ti bindur ato që të përfshihet në mesin e tyre.

Nuk bëhen të ditura akoma qëndrimet nga BESA në lidhje me dëshirën e “flaktë” të Latës per tju bashkangjitur. Mbetet që në ditët në vijim të presim nëse do realizohet edhe kjo lëvizje e rradhës në skenën politike./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu