EKSKLUZIVE/ Lojtarët kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasje me De Biasin

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur mbrëmë me rezultat 2-0 ndeshjen kualifkuese për Botërorin “Rusia 2018” në udhëtim te Italia.

Por, gjithë tifozët shqiptarë mbetën të shtangur kur panë se në formacionin bazë mungonin dy lojtarët kryesorë të kuqezinjve, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka.

Trajneri italian, Gianni De Biasi nuk i aktivizoi për asnjë minutë dy yjet që po shkëlqejnë me klubet e tyre, Freiburg respektivisht Basel.

Italiani duke mbajtur inati me lojtarët ka humbur tri ndeshje ku nuk është aktivizuar motori i mesfushës Amir Abrashi, ndaj Spanjës, Izraelit dhe së fundmi Italisë, raporton Telegrafi.

E mos aktivizimi ndaj Italisë ka bërë që lojtarët në fjalë të dalin kundër De Biasit.

Burime të Telegrafit pranë Kombëtares tregojnë se Abrashi dhe Xhaka janë larguar nga kuqezinjtë dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tiranës.

Të dy lojtarët janë të revoltuar me trajnerin italian dhe kjo ka bërë që ata ta braktisin Shqipërinë.

Mbetet të shihet nëse Abrashi dhe Xhaka do të grumbullohen pas këtij veprimi.

Lojtarët janë ende në Itali dhe pritet të rikthehen në klubet e tyre sot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu