Eksperienca e pështirë në restorant: Miu iu fut në pantallona, nisi ta kafshonte! (VIDEO, +16)

Mysafirët e një restoranti në Chongqing të Kinës, janë larguar me shije të keqe, pasi kanë përjetuar një skenë të pazakontë.

Një burrë ankohej se në pantallona i kishte hyrë një mi dhe nuk po mund ta nxirrte, ndërsa shtonte se kishte dhimbje nga kafshimet.

Pranë tij ka shkuar menaxherja e lokalit, që pasi e ka mbytur brejtësin i ka ndihmuar që ta largonte.

“Ka mundur t’i priste pantallonat dhe të shpëtonte”, si dhe “më duket sikur ta kishte marrë me vete dhe të ankohej se i hyri në restorant”, janë dy nga komentet më të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu