Eminem rikthehet, i bënë diss Trumpit, e quan kamikaz ! (VIDEO)

Reperi 44 vjeçar Marshall Mathers, i njohur si Eminem ka shfrytëzuar ceremoninë e “BET Hip Hop Awards Freestyle” për të publikuar një video rreth 4 minuteshe (Rap Freestyle).

Përmes kësaj video ai  ka bërë “Diss” Presidentit Amerikan Donald Trump. Në mes tjerash, Eminem predisentin e SHBA-ve e quan kamikazi që do të shkaktojë halakost nuklear, duke ju referuar kërcënimeve të vazhdueshme për bombardim të Koresë së Veriut.

Ndër tjerash ai gjithashtu thotë se do të shkojë në xhami në maujin e Ramazan për tu lutur sa herë që Trump fillon të flasë.

Në fund ai kërkon nga fansat e tij, që janë mbështetës të Trumpit, të zgjedhin në mes të tij dhe presidentit amerikan, e në rast se nuk mund të vendosin, ai thotë:

” Nëse nuk mundeni të vendosni nëse jeni me mua apo me atë (Trumpin) atëherë unë do të ju ndihmojë të vendosni. P**dhuni të gjithë” -Eminem

Kjo video për më pak se 24 orë ka arritur mbi 7 milion shikime në facebook dhe mbi 5 milion shikime në Youtube ndërsa është shpërndarë mbi  oresh e kan shperndare mbi 200.000 fansa te reperit./InfoShqip.com

Shikone videon më poshtë: 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu