Emocionuese, nëna dëgjon zemrën e të birit në kraharorin e një fëmije tjetër (VIDEO)

Para dy vitesh vajza që shihni në video ka bërë transplantim të zemrës por kjo se pengon 4 vjeçaren të ketë një jetë të shëndetshme si të gjithë fëmijët e tjerë.

Vitet e para të jetës së Jordan ishin plot me probleme shëndetësore.

“Ajo kishte konvulzione, gjakderdhje nga truri, gjakderdhje në stomak, një sulm në tru”, – thotë Esther Gonzalez, nëna e Jordan.

Në moshën 18 muajshe Jordan mori një zemër të re, të dhuruar, dhe mamaja e saj thotë se lajmi se ishte një zemër në dispozicion, ishte një bekim dhe shqetësim.

“Menjëherë ndjeni një lehtësim, e dini, ajo mund t’ia dalë. Por brenda një gjysmë sekonde, po mendoja me vete se “një nënë sapo humbi fëmijën e saj”, thotë ajo.

Zemra ishte e një djali vetëm 7-muajsh Lukas, nga Kalifornia.
“Ai ishte fëmija më i lumtur. Qante vetëm kur ishte i uritur”, thotë nëna e tij Heather Clark.

Lukas ishte fëmija i vetëm i Heather Clark.

Pavarësisht tragjedisë, Clark nuk hezitoi të marrë vendimin për të dhuruar organet e Lukas-it.

“E vetmja gjë që unë mund të mendoja ishe se nëse nuk mund të shpëtoja djalin tim, atëherë përse të mos i shpëtoja jetën fëmijës së dikujt tjetër,” tha ajo.

Mamaja e djalit pas dy vitesh arriti të caktonte një takim emocional Gonzalez dhe Jordan.

Ishte një lidhje e menjëhershme, Heather thotë se ajo sheh shumë prej Lukas në Jordan-in.

Tani ajo mund të dëgjojë zemrën e Lukas nëpërmes një arushi të cilin Ester dhe Jordan i dhanë asaj si një dhuratë. Me shtypjen e një butoni, Clark mund të dëgjojë një regjistrim aktual të rrahjes së zemrës së Lukas./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu