Era jo më kosovare, por 100 % shqiptare (VIDEO)

Era Istrefi tanimë është 100% shqiptare. Këngëtarja e lindur në Kosovë e njohur ndërkombëtarisht për muzikën e saj ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare me një dekret të zyrtarizuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Në një rrëfim ekskluziv në “Top Albania Radio”, Era Istrefi shprehu emocionin për marrjen e pasaportës dhe nuk kurseu falendërimet për ata që e mundësuan marrjen e kësaj pasaporte.“Falederimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë, janë të panumërta sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë.

Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës”, shprehet Era. Më tej, këngëtarja që ka pushtuar klasifikimet europiane dhe botërore me hitet e saj shprehet se viti 2017 do të jetë shumë i ngarkuar me evente të ndryshme muzikore. Së shpejti diva e muzikës mbarëshqipitare do të dalë me produksionin e saj më të ri, shoqëruar edhe me një videoklip.

“Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza “Shengen” dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët”, thotë këngëtarja.Në kulmin e suksesin të saj muzikor, Era IStrefi ndihet 100% shqiptare dhe krenare për të përfaqësuar Shqipërinë e Kosovën kudo në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu