Erdogan: Referendumi do t’i hapë rrugën rilindjes së Turqisë

Referendumi i ardhshëm kushtetues më 16 prill “do të jetë një rilindje” e Turqisë, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në një ceremoni të hapjes për projektet e infrastrukturës në provincën juglindore Gaziantep, Erdogan tha se ndryshimet e reja do të bëjnë demokracinë turke më të mirë dhe më të fortë.

“16 prilli do të jetë një rilindje. Shpresoj që kjo do të jetë një rilindje e re, dhe do të jetë një shenjë e ringjalljes. Ne do ta pranojmë rezultatin dhe do të ishte e turpshme për ata të cilët nuk ju besojnë dhe nuk kanë besim tek ju”, ka thënë ai.

Reformat kushtetuese janë duke u diskutuar që kur Erdogan është zgjedhur president në gusht të  vitit 2014.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu