Ermali i vrarë në Mitrovicë e pësoi pa pikë faji, arrestohet personi që ishte caku i sulmit

Kur me 5 maj të këtij viti, në Mitrovicë ishte vrarë Ermal Kamberaj që punonte në kafiterinë “Check In”.

Vendi u shokua me aktin e tmerrshëm, duke ngjallur shumë reagime të ashpra për mungesën e sigurisë në këtë qytet.

Insajderi ka marrë vesh se Kamberaj nuk ishte caku i vrasjes. Në fakt ai është vrarë pa bërë asnjë faj. Target i vrasjes ishte dikush tjetër. Ai quhet Shpëtim H. me pseudonimin Shputa, person i njohur për Prokurorinë.

Shputa është arrestuar sot nga Policia në Mitrovicë, me një urdhërarrest të Gjykatës.

Fexherie Pllana nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit, por tha se arrestimi i tij nuk ka të bëjë me vrasjen e Kamberajt, 24-vjeçarit nga Mitrovica.

“Mund të informoj se ky person është me urdhëresë të gjykatës. Për të tjera detaje mund të japim nesër”, ka thënë Pllana.

Shpëtim H. është arrestuar për një rast tjetër të vrasjes. Ai dyshohet se është i lidhur me shumë aktivitete të paligjshme dhe vepra penale. /Insajderi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu