Familja serbe: Nehat Thaçi nuk na ka përzënë nga Lipjani

Tre pjesëtarë të familjes Millovanoviç, gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd, kanë deklaruar se nuk i kishte përzënë Nehat Thaçi nga shtëpitë e tyre.

Lamin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Sead Spahiç, raporton “Tanjug”.

Nehat Thaçi ndodhet në paraburgim në Burgun e Qarkut në Beograd, ndërsa Prokuroria për Krim të Organizuar po zhvillon hetime ndaj tij për veprën penale të terrorizmit.

Supozohet se Thaçi së bashku me disa persona të tjerë më 1999 kishte kërcënuar familjen Millolovanoviç, e cila për pasojë kishte braktisur shtëpinë në Lipjan më 1999, por para prokurorisë ata dëshmuan se “nuk ishte Thaçi”, ai i cili i kishte kërcënuar.

Thaçi është në paraburgim që nga 28 shtator, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish dhe më pas u transferua në Beograd. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu