Familjarët e personave që sulmuan Konsullatën në Prizren, i kërkojnë falje Turqisë

Familjarët e të arrestuarve që sulmuan Konsullatën turke në Prizren, i kanë dërguar letër Ambasadës së Turqisë, dhe institucioneve të Kosovës ku i kërkojë falje për veprimin e fëmijëve të tyre.

“Ne, familjet e fëmijëve tanë të arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar me koktej molotovi Konsullatën e shtetit mik të Kosovës-Turqisë në qytetin e Prizrenit, përmes kësaj komunikate dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e Ambasadës turke në Prishtinë, shtetit turk dhe para së gjithash qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe qytetarëve të Kosovës se ne i konsiderojmë qytetarët turq në Kosovë dhe Turqi së vëllezërit tanë dhe nuk kemi asgjë kundër tyre”, shkruhet në letrën e familjarëve.

Të arrestuarit për sulmin e djeshëm ndaj Konsullatës Turke kanë thënë para Gjykatës se nuk e kanë ditur se cilin objekt po sulmojnë.

I. Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj janë pesë personat e arrestuar nga policia nën dyshimin se janë autorët e sulmit të 28 nëntorit ndaj Konsullatës Turke në Prizren.

“Ne dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se familjet tona janë të miqësuar me familjet turke në Prizren dhe ndiejmë keqardhje të thellë për incidentin që ka ndodhur me fëmijët tanë.

Ne besojmë se fëmijët tanë kanë bërë një veprim të çastit të pa menduar mirë dhe nuk kanë pasur asgjë kundër konsullatës turke , komunitetit turk dhe mbi të gjitha shtetit mikë Turqisë.

Ne mendojmë që mediat i kanë dhënë pompozitet të madh të panevojshëm këtij incidenti të izoluar. Ndërsa nga Prokuroria dhe Gjykata kërkojmë që të mos bien nën ndikime dhe të marrin vendim të drejtë në këtë rast.

Ne besojmë në organet e rendit të vendit dhe presim vendim profesional në këtë rast”, shkruhet në letrën e faljes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu