Fatime Fetai bashkë me avokaten e grupit të Kumanovës

Prokurorja sepciale Fatime Fetai është vërejtur bashkë me avokaten e disa prej të akuzuarëve nga Grupi i Kumanovës, Artene Iseni.

Ata janë vërejtur bashkë në shenimin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e cila u shënua me shfaqjen “I panjohuri” në regji të Sllobodan Unkovskit, me aktorin e mirënjohur Bajrush Mjaku.

A bëhet fjalë për takim të rastesishem mes Fetait dhe Isenit, apo ndoshta kanë biseduar lidhur me mundësinë që PSP të marrë Rastin Lagja e Trimave, nuk bëhet e ditur.

Portali shkruan se në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe shefi i Prokurorisë Publike, Marko Zvrlevski. Edhe pse prokuroritë e tyre kanë raporte jo të mira mes veti, Fetai dhe Zvrlevski gjatë këtij manifestimi kanë shkëmbyer mesazhe miqësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu