Femra kuptoni një herë e mirë, flisni me meshkujt, mos prisni gjithçka prej tyre

Që të ketë paqe në botë, meshkujt dëshirojnë që femrat t’i kuptojnë disa gjëra. Më poshtë ua paraqesim disa prej tyre, të cilat ua rekomandojmë të gjitha lexuesve të portalb.mk.

1. Meshkujt nuk janë psikologë. Do të ishte mirë t’ju tregonit se çfarë mendoni në të vërtetë.

2. Në qoftë se nuk dëshironi ta dëgjoni të vërtetën, mos bëni pyetje të tipit “A jam e shëndoshë?”

3. Meshkujt nuk u kushtojnë vëmendje detajeve. Në qoftë se keni shkurtuar flokët për dy centimetra, mos prisni që ata ta dallojnë atë gjë.

4. Gjithë ajo për të cilën keni diskutuar 6 muajt e kaluar nuk vlen si argument në grindjet në çift. Të gjitha mendimet dhe komentet vjetërsohen pas 7 ditëve.

5. Nuk ekziston një fuqi e tillë e cila do t’ju mundësojë të keni kontroll mbi telekomandë, përveç ditëve të fundjavës.

6. Kur mashkulli thotë se është i çmendur pas një vajze, atëherë ai metë vërtetë është, sepse ata rrallë herë flasin për një gjë të tillë.

7. Në qoftë se ata fillojnë të flasin seriozisht për diçka, atëherë dëgjoni me vëmendje, kjo nuk ndodh shpesh por kur ndodh, duhet të dini se diçka shumë serioze po ndodh.

8. Meshkujt kanë më shumë probleme sesa mund t’i vëreni ju me sy.

9. Dëshirojnë të kalojnë kohë në lojëra të ndryshme dhe në futboll, njëlloj sikurse femrat duke shikuar filma romantik apo duke vënë grim./Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu