Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani

Dielli u bë i kuq dhe qielli u ngjyros me nuanca të pazakonta të hënën mbi Britaninë e Madhe, për shkak të rërës së ardhur nga Saharaja dhe tymit të shkaktuar nga zjarre në jug të europës, që filtruan gjatësi të caktuara vale të dritës së diellit.

I zbutur nga uragan në stuhi, Ofelia shkaktoi 3 viktima te dielën në Irlande, ku ishte stuhia më e rendë në gjysmë shekulli, e tani i është drejtuar Skocisë. Por në Londër e në juglindje të Anglisë erërat ishin të moderuara.

Ato që nxitën reagimet në rrjetet sociale ishin qielli i verdhë dhe dielli i kuq.

Agjencia meteorologjike n Britani tha se fenomeni ishte shkaktuar si pasoje e stuhisë, e cila kishte marrë me vete rërë sahariane dhe tym nga zjarret në Spanjë e Portugali. Shumë njerëz postuan foto dhe video të fenomenit në rrjet.

“Bristol dukej si në filmin Planeti i Kuq, moti është vërtet i çuditshëm”-shkruajti një prej përdoruesve në twitter. Në disa zona dritat e rrugës u ndezën në mes të ditës, pasi pluhuri bllokoi pjesërisht dritën e diellit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu