“Ferma e klikimeve” në Kinë(VIDEO)

Një video që qarkullon në internet ka treguar se në Kinë janë ndërtuar “ferma klikimesh”. Bëhet fjalë për zyra të vogla që janë të pajisura me mbi 10 000 telefona të cilët dërgojnë “like” false në adresa të ndryshme. Kështu ata prodhojnë me mijëra klikime dhe “pëlqime” false për të rritur popullaritetin e klientëve të ndryshëm.

Kompanitë e ndryshme i paguajnë me dhjetëra mijëra euro për të marrë sa më shumë pëlqime në produktet e tyre.
Përveç produkteve dhe aplikacioneve, këto “zyre klikimesh” punojnë edhe në rritjen e famës së faqeve të ndryshme përmes klikimeve.

Ekspertët thonë se pjesa më e madhe e manipulimeve dixhitale apo klikimet false kryhen në Kinë dhe Rusi, por ndikimi i tyre është shumë i madh në të gjithë botën.
 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu