Feston ditlëndjen e parë/ Andrra Destani, dedikim emocionues për të birin

Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook i ka dedikuar disa fjalë mjaft emocionuese djalit të saj në ditën e tij të lindjes.

Përveç kësaj Andrra rrëfen edhe kohën kur erdhi në jetë Ansi i vogël duke ju ka ndryshuar jetën e tyre.

“Lajmi i ardhjes tende ne jete ishte vula me vlere te panumert e dashurise qe na mbeshtillte mua dhe babin tend. Ndonese rrugetimi i njohjes dhe kurorezimit tone ishte i mbushur me emocione te pakufijta e thellesisht te ndjera,asgje s’ishte e barasvlefshme me lajmin qe na mbushi jeten ne menyre te papershkrueshme. Teksa ti frymoje brenda meje,perpiqesha te te imagjinoja ne teresine tende e thurja endrra te pafundme per ty.Mengjesi me zgjonte me mendime per ty e nata mbyllej me doren mbi barkun qe brenda kishte mrekulline time.

Ditet i linin rradhen njera-tjetres,barku rritej e une cdo dite e me shume te ndjeja ne pafundesine time.
Babi yt erdhi ne Gjermani per te mbajtur koncertin e rradhes sebashku me kolege te tij.Pergjate te gjithe koncertit,ndonese tingujt ishin te forte,dukej sikur kjo situate s’te shqetesonte aspak e ti njesoj si cdo dite flije ne barkun tim.Ama,sapo ai preku skenen e mori mikrofonin per te kenduar vargjet e para,Ti ne ate cast me dhe gjurmen tende te pare,GODITJEN TENDE TE PARE E shoh te kote te vazhdoj te shkruaj per Mrekulline e 8-te tonen.Ti je fryt i dashurise sone dhe Diell i pashtershem qe cdo dite e me shume rrezaton jetet tona.25.05.2016 Kjo esht data qe shenoi jeten time e te babin tend.Ahhhh sa shume ndiej e sa pak mund te shkruhet per ty…Ti je jete qe jetes sime i jep jete.Nuk ka lumturi me te madhe e me te prekshme teksa shoh qe une dhe babi yt,jemi perfshire me gjithsej tek Ty.Trekendeshi Sinan-Andrra-Ansi ishte gjithcka qe une kisha enderruar nje jete”, shkruan Andrra në dedikimin e saj. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu