FIBA lejon basketbollisten Noha Berhan të luaj me mbulesë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), lejoi basketbollisten Noha Berhan të ekipit Huddinge të Suedisë të luajë me mbulesë, të cilën e kishte të ndaluar para dy muajve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e FIBA-s, thuhet se i është dhënë leje 18 vjeçares Noha Berhan e cila para 2 muajve ishte ndaluar të luaj me mbulesë në ndeshje për arsye të sigurisë.

Theksohet se ky vendim do të jetë i vlefshëm deri në fund të muajit janar të vitit 2017 dhe se zyrtarët e FIBA-s do të mblidhen përsëri për të biseduar rreth çështjes.

Federata e Basketbollit të Suedisë, vitin e kaluar lejoi që Berhan e cila nuk kishte mbushur 18 vjeç të marrë pjesë në ndeshje dhe me këtë vendim e njoftoi FIBA-n.

Ndërsa FIBA para 2 muajsh hodhi poshtë vendimin e Federatës së Basketbollit të Suedisë.