Fiksohet pas gruas me dy fëmijë, 1 vit burg për “manjakun” nga Tirana

Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg pak ditë më parë shtetasin me iniciale F. Z. me akuzën kërcënime dhe përndjekje të një gruaje të martuar.

“Do të djeg me benzinë. Kam dashur të vij te shtëpia për të të vrarë, por më ka ardhur keq për gocat që do shikonin gjak. Do të shkatërroj familjarisht”, varionin kërcënimet e të akuzuarit ndaj gruas me dy fëmijë.

E dëmtuara para një muaji është detyruar të largohet nga puna për shkak se atje shkonte i pandehuri, gjë e cila ka detyruar atë ta kallëzojë në polici.

Po sipas kallëzimit, i pandehuri nuk ka ngurruar t’i shkojë asaj edhe poshtë banesës, ku në një rast është vënë re edhe nga bashkëshorti i saj, i cili ka lajmëruar policinë për këtë fakt.
Pas kësaj i akuzuari ka kërcënuar dhe fëmijët e saj duke u thënë që do t’i vrasë ato.

“Unë do të vras ty dhe familjen tënde. Do pendohesh qe ke bërë kallëzim për mua në polici. Në një rast kam qenë së bashku me mamanë në ambulancë dhe ai ka ardhur aty dhe e ka kapur nga krahu mamanë me forcë duke e tërhequr”, -thuhej në dëshminë e vajzës.

Nga ana e tij i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën. Ai ka pretenduar se akuzat ndaj tij ishin intriga dhe mashtrime të kallëzueses. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu