Filmoi burrin duke derdhur kovën me ujë në liqenin që “shpërthen”, tani rrezikohet të qëndroj prapa grilave (VIDEO)

Maria McCormic ka postuar një video në internet, në të cilën shfaqet një liqen në Florida ku shihet duke “shpërthyer”, raporton Daily Mail.

“Shpërthimi” ndodhi kur bashkëshorti i saj Scott, derdhi një kovë me ujë në liqenin Saint John.

Tani ata i pret një dënim i ashpër nga autoritetet lokale, për faktin se me këtë veprim kanë shqetësuar fokat që ishin në ujë.

Bashkëshorti i saj mund të përfundoj prapa grilave për më shumë se 60 ditë, pasi që përdoruesit e rrjeteve sociale janë ankuar lidhur me këtë video.

“Bashkëshorti im derdh ujin nga anija në liqenin që ishte trazuar pas stuhisë. Sa herë që derdh ujë në këtë liqen duket se po shpërthen”, ka shkruar Maria përbri videos.

Në Florida pasojnë dënime të ashpra për të gjithë ata që shqetësojnë fokat, ku në shumicën e rasteve përfundojnë në burg.

Komisioni për mbrojtjen e peshqve dhe gjallesave tjera në ujërat e Floridës, janë duke hetuar rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu