Flet mbretëresha Majlindë: E falënderoj Zotin për medaljen, jam shumë e lumtur

Majlinda Kelmendi edhe njëherë e konfirmoi vetën si mbretëresha e sportit të xhudos.

Xhudistja kosovare arriti që të triumfoi në Varashavë të Polonisë në kampionatin evropian.

Pejania bëri ‘het-trik’ sa i përket medaljeve të arta në kampionatin evropian, pasi suksesi i sotëm ishte i treti në karrierën e saj.

Pas fitores së madhe, ikona e sportit kosovar ka folur për European Judo duke thënë se është shumë e lumtur me medaljen e artë.

Ajo ka treguar se ishte e lënduar, por shkoi gjithçka në favor të saj dhe triumfoi.

“Ishte shumë i rëndësishëm ky triumf, përgatitjet ishin tejet të mira”.

“Fatkeqësisht dy javë më parë u lëndova në shpinë dhe nuk munda të stërvitëm si duhet”.

Ajo ka falënderuar zotin për suksesin e sotëm në Varshavë.

“Falënderojë zotin që sot triumfova dhe mora medaljen e artë edhe pse ndeshjet nuk shkuan ashtu siç kisha planifikuar por në fund mora të artën dhe jam shumë shumë e lumtur”, përfundoi Kelmendi.

Kujtojmë që Majlinda në finale mposhti rivalen ruse, ndërsa me medalje u stolis edhe Nora Gjakova që mori të bronztën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu