Florentino Perez tregon si e bindi Figon ta lë Barcelonën

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur për disa nga situatat më interesante të kohës së tij si numri një i klubit mbretëror.

Perez në një intervistë për Fox Sports ka folur për situatat të cilat i ka përjetuar si president dhe një prej këtyre situatave pa dyshim se ishte transferimi kontrovers i Figos nga Barcelona, që bëri bujë dhe ishte top tema e futbollit botëror për një kohë të gjatë.

Për Perezin, çmimi që klubi i tij pagoi për Figon për shumë kë ishte i pabesueshëm, teksa thotë se ishte e vështirë që portugezi të bindej që ta lë Barcelonën.

“Askush nuk kishte paguar 60 milionë euro në vitin 2000. Unë e binda atë, por nuk ishte e lehtë, ai ishte kapiteni i Barcelonës. Siç e tha edhe Valdano, ishte sikurse që të nxirrej zemra nga bashkëkombasit tanë”.

“Unë i thashë Figos: ‘Ne duam ë të ndërtojmë këtë projekt me ty në qendër të tij’. Më pas erdhën edhe Zidane, Ronaldo, Beckham dhe krijuam ekipin fenomenal të galaktikave”, rrëfen presidenti i Realit.

Florentino tregon se si pa epokës së galaktikave ai tentoi të vazhdonte të njëjtën linjë, por që jo gjithçka shkoi sipas planit të tij.

“Pas Galaktikëve kam tentuar që të ndjekë të njëjtën linjë me lojtarë si Cristiano, Kaka, Benzema dhe Bale, lojtarë të mëdhenj që ju rrisin në mënyrë sportive dhe ekonomike. Edhe pse shumë gjëra nuk shkuan sipas planit tim, tash mendoj se kemi një pozitë në futbollin botëror që mendoj se e meritojmë”, potencoi penez.

Për këtë pozitë aktuale të Realit, Florentino thtoë se do të jetë gjithnjë falënderus ndaj Alfredo Di Stefanos dhe Stantiago Bernabeut.

“Unë nuk kam asnjë meritë për gjithë këto suksese. Unë kam trashëgjuar të gjitha, falë binomit fantastik Di Stefano-Bernabeu që ngritën emrin e Real Madridit në mbarë botën dhe e bënë atë madhështor”, përfundoi Florentino. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu