Formimi i qeverisë mund të bëhet i ditur sot

Formati i ri i qeverisë siç paralajmëroi mandatari Zoran Zaev, mundet të bëhet i ditur sot. Votimi në kuvend mund të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Sipas Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët, ata do të japin përkrahje për qeverinë e re, pa marrë parasysh se a do të udhëheqin ndonjë resor. Tani për tani dilemat janë te Lëvizja Besa, e cila ka kërkesat e veta.

Derisa pritet formati i qeverisë së re, po përgatitet kongresi i 220-të i rregullt i LSDM-së, i cili do të mbahet të shtunën në Shkup. Pritet që rreth 700 delegat të votojnë për lider të partisë. Kandidat i vetëm është Zoran Zaev./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu