Fotot e para të tokës dhe hënës të bëra nga Marsi e Saturni (FOTO LAJM)

Në një seri fotosh të realizuara nga NASA në Mars, 127 milionë milje larg tokës, planeti me ujë dhe hëna janë fotografuar së bashku për herë të parë.

Zakonisht, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar mund të kapin në foto vetëm një nga të dyja, për shkak të pozicionit të tyre.
Imazhet janë realizuar falë Eksperimentit Shkencor të Imazheve me Rezolucion të Lartë HiRISE.

Në të njëjtën kohë, një tjetër anije kozmike, Cassini, po tenton të bëjë foto të tokës nga unazat e Saturnit.

Një nga gjërat më fantastike të këtyre fotove, është se për herë të parë mund të shohim fytyrën e “largët” të hënës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu