Fotot sekrete, ja e përditshmja në Korenë e Veriut (FOTO)

Fotografi 52-vjeçar, Erik Lafforgue, ka arritur të hyjë fshehtësisht në vendin komunist në Korenë e Veriut, ku ka arritur të sjellë realitetin e vështirë të banorëve, mes kushteve të vështira që ata përballen çdo ditë.

“Të hash bar, të flesh në dysheme dhe të jesh pa energji elektrike për një kohë të gjatë. Kjo është jeta në Korenë e Veriut, foto të cilat Kim Youn Un, nuk dëshiron që të ju t’i shihni”, shkruan ai në faqen e tij.

Ai thotë se shkoi në një fshat bregdetar, që nuk ekzistonte në asnjë hartë. “Varfëria është e tmerrshme. Rrugës shihja shtëpi të vjetra dhe të rrënuara. Vetëm muralet e mëdha të Kim Il Sung sjellin pak ngjyra në këtë panoramë të zymtë.

Guida ime më tha se të paktë janë turistët që shkojnë kaq larg nëpër fshatra dhe se mund të jem i pari europian që viziton këtë zonë”.

Shumica e turistëve që vijnë këtu janë nga Kina dhe ata mbeten të habitur se sa i pastër është ajri aty.

Shefi i fshatit thotë se ata habiten se si punëtorët mund të kenë shtëpi kaq të mira.

“Unë u them atyre për shkak se regjimi i Koresë së Veriut është më i suksesshëm se qeveria amerikane”, thotë ai duke qeshur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu