Franca t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt

Franca duhet t’i kërkojë falje kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, ka thënë kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

“Franca duhet më i kërkue falje Haradinajt dhe Kosovës pasi kjo ka qenë një fyerje për të.

Por ja që drejtësia gjithmonë fiton dhe nuk ka pasur nevojë për një ndalje të tillë”, ka thënë Selmanaj.

Kujtojmë se Haradinaj është liruar sot pas 4 muajve të mbajtur në Francë, qëkur është ndalur më 4 janar, nga një fletarrest të lëshuar nga Serbia. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu