Frika nga sulmet terroriste, blindohet finalja e Europa League me helikopter (FOTO)

Policia e anti-terrorit ka zbuluar së finalja e Europa League mund të preket nga një sulm terrorist, ashtu siç ndodhi mbrëmjen e djeshme në Manchester gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Zyrtarët e UEFA-s kanë konfirmuar se në finalen e Stokholmit do të ketë masa të përforcuar të sigurisë për të evituar një tjetër tragjedi, teksa në Manchester mbrëmë humbën jetën të paktën 22 persona, raporton Albeu.

Ajax dhe Manchester United janë dy ekipet finaliste të Europa League për këtë sezon, teksa sfida pritet të startojë në orën 20:45 të ditës së nesërme. Një prani e madhe e policisë ka dominuar Stokholm-in që nga e hëna, me helikopterë të policisë që sillen në qiell, dhe makina të blinduara që patrullojnë rrugët. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu