Fylking: Serbët janë psikopatë dhe derra të mallkuar (VIDEO)

Aktori i njohur suedez, Gert Fylking, ka barazuar popullin serb me Anders Breivikun.

Moderatori i emisionit “Bota e Gertit” në Radio 1 të Stokholmit, i ka “qerasur” serbët edhe me epitete si: psikopatë, të retarduar dhe derra të mallkuar. Kjo nga ndodhur muaj më parë.

Kjo ka ndodhur të martën e kaluar, kur në programin e tij ka komentuar gjykimin e Breivikut në Norvegji. Dëgjuesve të tij, në mesin e të cilëve ka edhe serbë, aktori – i cili merret edhe me politikë – ka thënë se “serbët janë breivika”.

Në një moment, ai ka dhënë komentet se “bota është plot me të tillë”, pas së cilës ndërpritet nga bashkëbiseduesja me konstatimin: “Sidoqoftë, këtë Breivik e kemi zënë”.

“I kemi kapur shumë të tjerë, i kemi zënë atë serbë që sillen si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë qindra-mijëra njerëz e që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kap. A mendoni se serbët i gjykojnë? Jo, serbët i glorifikojnë si heronj. Kush janë atëherë psikopatët? A është e retarduar pra pjesa më e madhe e popullit serb? Apo janë të retarduar vetëm ata që kanë kryer krime?”, ka thënë Fylking i zemëruar.

 

Sipas përfaqësuesve të shoqatave serbe në Suedi, akuzat e tilla kundër serbëve janë gjithnjë e më të pranishme në mediat e Skandinavisë.

Serbët patën reaguar ashpër.

Përndryshe, në Suedi, sipas disa vlerësimeve, ka më shumë se 300 mijë banorë me prejardhje serbe.

Gert Fylking ka luajtur role në dhjetëra filma suedezë. Pos aktrimit dhe gazetarisë, ai merret edhe me politikë. Është anëtar i Partisë së Krishterë, e cila në Parlamentin suedez i ka 19 deputetë. Fylking është mbi 60 vjeç, i martuar dhe ka gjashtë fëmijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu