Ganiu vazhdon fushatën intenzive, pyetësor për qytetarët e Çairit

Sot, kandidati për kryetar komune nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e Çairit, prof.dr. Visar Ganiu, e shfrytëzoi ditën për të të vizituar Lagjen Xhon Kenedi dhe për të parë për së afërmi se si qytetarët e shohin të ardhmen e tyre në këtë komunë.

Visar Ganiu: Të dashur qytetarë sot kam dalur në rrugën Xhon Kenedi ku kam bërë një pyetsor prej disa pyetjeve dhe dua që bashkëqytetarët e mi t’i pyes konkretisht për ato pyetje se çka mendojnë për momentin, në disa sfera se si funksionon Komuna e Çairit dhe si e shohin të ardhmen e tyre në këtë komunë.

Visar Ganiu: Si është komunikacioni? Çfarë mendimi ke?

Qytetari: Në këtë rrugë është shumë keq, se parking nuk ka, nuk është qysh duhet, ka këtu lart por nuk është mirë sepse ka Kafe dhe nuk ke ku ta lësh veturën. Gjysma parkohet këtu, veçse në rrugë, nuk ka se si me ja bë, domethënë duhet nja dy parkingje dhe me e zgjeru rrugën pak.

Visar Ganiu: Mirëdita. Unë jam Visar Ganiu edhe më intereson çka mendoni për sportin dhe kulturën? Sa janë prezente dhe si mendoni në të ardhmen që ta organizojmë edhe më mirë se tani?

Qytetari: Në të ardhmen duhet më mirë me u organizu, akoma edhe më mirë.

Visar Ganiu: Po, çka konkretisht, mendoni që në rrethinën ku Ju banoni keni terene sportive?

Qytetari: Ne kemi por duhet një zgjidhje, me e ndërtu në vendin e vet, secili sport, edhe sporti e lyp vendin e vet.

Visar Ganiu: Do të thotë me ndërtue edhe objekte të specializuara për sporte të dedikuara. Faleminderit shumë që ndatë kohë. Ju faleminderit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu