Gazeta britanike “Daily Telegraph”: Kur Isa Boletini arrestonte rusë në Mitrovicë (FOTO)

Studiuesi Flamur Maxharri ka sjell një artikull të botuar në vitin 1902 nga gazeta e njohur angleze “Daily Telegraph” me titull: “Rusia dhe Shqipëria”, ku tregon për arrestimin e zyrtarëve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini.

“Informacioni i mëposhtëm ka arritur te qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjes së Konsullatës Ruse në Mitrovicë. Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve, dhe ai kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuan të gjitha gjerat e rusëve, dhe pas mbajtjes së tyre për tri ditë ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup, kishte dorëzuar një notë proteste, dhe kërkoi që Isa Boletini, të arrestohet menjëherë dhe të dëbohet nga Mitrovica. Shqiptarët janë deklaruar se nuk do të lejojnë hapjen e Konsullatës ruse në Mitrovicë”, shkruhej në këtë artikull, raporton Koha.net.

Një vit më vonë është vrarë konsulli rus në Mitrovicë.

Rusia ishte aleat historik i Serbisë. Ky shtet nuk e njeh akoma pavarësinë e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu