Gazeta “Die Welt” krahason BESËN me Vetëvendosjen: Të dyja fuqishëm kundër korrupsionit

Në një analizë kushtuar zgjedhjeve të Shqipërisë, me titull “Ëndrra e rrezikshme për Shqipërinë e Madhe”, gazeta gjermane “Die Welt” bën një vështrim të organizimit politik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Gazeta analizon se në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje u shndërrua në qendër gravitacioni i politikës kosovare, duke dyfishuar numrin e votave dhe deputetëve. Gazeta më tej bën paralele edhe me situatën në Maqedoni. Gjermanët thonë se një fuqi e ngjashme me Vetëvendosjen po ngritet në Maqedoni. Lëvizja Besa, e cila godet fuqishëm korrupsionin dhe nuk bën kompromise për çështjet kombëtare. “Ngjashëm sikurse në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni po forcohen partitë e reja, më radikale të cilat janë më pak të gatshme për kompromis. Në zgjedhjet në Kosovë më 11 qershor, qendër gravitacioni në politikë u bë Lëvizja Vetëvendosje. Edhe në Maqedoni tani po paraqitet një fuqi e re, e cila ka ton radikal dhe kombëtar, dhe e cila e sulmon fuqishëm korrupsionin. Partia quhet BESA. Në zgjedhjet e vitit të kaluar fituan 5% të votave, por tani në të gjitha sondazhet tregohet se BESA ka rejtingun dhe simpatinë më të madhe ndër votuesit shqiptarë. Vetë formimi i saj i detyroi partitë e etabluara të shqiptarëve të Maqedonisë që të kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarët”, shkruan “Die Welt” në analizën e saj.

https://www.welt.de/print/die_welt/politik/article165894249/Der-riskante-Traum-von-Grossalbanien.html


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu