Gazeta serbe: Pacolli po e blenë jugun e Serbisë

Mediat serbe kanë vazhduar me fushatën kundër Kosovës dhe politikanëve të saj.

Gazeta beogradase Informer.rs  në ballinën e saj të numrit të së enjtes ka vendosur  titullin”Pacolli blen jugun e Serbisë për 250.000.000 euro”.

“Miliarderi më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli, i ka dhënë një shumë të parave me të cilat ekstremistët në jug të Serbisë,  Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, dhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish do të blejnë tokë, pasuri të patundshme dhe kompani!”

” Blerjet do të shkojnë nëpërmjet një ndërmjetësi, një zone fiktive dhe serbëve të korruptuar”, shkruan sot gazeta serbe.

Kjo e fundit i kishte dedikuar shkrim Kosovës edhe të mërkurën.

Në të, kjo media shkruante se presidenti turk Recep Taiyp Erdogan është duke e ndihmuar aktivisisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për luftë në Serbi e Maqedoni.

“Agjentët e MIT (Shërbimi i Inteligjencës Turke), Shqipëria dhe Kosova po ndihmohen në mënyrë aktive për përgatitjet për luftë në Serbi dhe Maqedoni”.

“Fshehurazi po ndihmohen për blerjen e një sasie të madhe të armëve, sidomos raketa dhe po pregatitet një plan për të hyrë në veriun e Kosovës dhe  në Kumanovë të Shkupit”.

Në këtë artikull financuesi kryesor i kësaj “lufte të mundshme” shihet të jëtë miliarder nga Kosova Behgjet Pacolli.

“Behgjet Pacolli është financuesi kryesor për blerjen e armëve për luftë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu