Gazetari i “Zërit të Amerikës” e vë me “shpatulla pas muri”, Bashën nuk e mbajnë nervat

Më në fund vjen një lajm nga Lulzim Basha, nga vizita e tij në SHBA.

Nuk ka takuar ndonjë njeri të rëndësishëm në Departament të Shtetit, jo.

Thjesht ka vajt në SHBA, të japë një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Veçse intervista nuk ka shkuar edhe aq mirë, pasi gazetari Arben Xhixho e ka vënë atë me shpatulla pas murit.

Ky i fundit ka insistuar duke e pyetur Bashën, se çfarë do të bëjë, nëse zgjedhjet mbahen më 18 qershor, nga kjo qeveri.

Basha fillimisht tha se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje.

Xhixho insistoi duke i kujtuar se kryeministri Edi Rama ka thënë se ato do të zhvillohen në 18 qershor.

Basha u përgjigj se populli dhe opozita do t’i pengojnë.

“Po cili popull, ata janë mbështetësit tuaj”, iu kthye gazetari?

Basha është mbrojtur me faktin se Dritan Hila dhe Artan Fuga, që e mbështesin, nuk janë të PD-së.

Por Xhixho nuk është tërhequr dhe ka insistuar prapë, duke e pyetur se “nëse zgjedhjet bëhen, cilat mekanizma do të përdorni ju për t’i penguar?”

Basha është tërhequr disi, dhe tha se mjetet me të cilat do të bëhet i mundur pengimi i zgjedhjeve, do të shpalosen hap pas hapi, por pa dhënë një përgjigje të qartë.

Kjo, pasi as ai vetë nuk e di se çfarë do të bëjë.

Një pjesë tjetër e vështirë për Bashën, ishte ajo kur ka folur për administratën e Uashingtonit.

Basha tha se administrata e Uashingtonit është keqinformuar nga paratë e narkotrafikut.

Por Xhixho ka ndërhyrë për t’i kujtuar Bashës, se në Uashington informatat shkojnë nga Ambasada e Tiranës.

Basha, që e ka kuptuar gafën, ka thënë se ai e kishte fjlalën për lobistët që paguhen me paratë e narkotrafikut për të shtrëmbruar realitetin.

Përplasja e fundit e tyre ka qenë për reformën në drejtësi.

Gazetari i kujtoi akuzat se PD po bëhet pengesë për reformën në drejtësi, duke i kujtuar këtu deklaratat e ndërkombëtarëve.

Bashën në këtë pikë e kanë lëshuar nervat, dhe i është drejtuar me zemërim gazetarit: “Duhet të njihesh më mirë me faktet”.

Intervista ka treguar gjendjen e paqartë në të cilën ndodhet Basha, i cili nuk di as vetë se di se çfarë do të ndodhë me rrugën që do të ndjekë Partia Demokratike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu