Gazetarja e thotë hapur: Arditi ikën gjithë pa paguar nga restoranti

Aktori I humorit Bes Kallaku ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e re” , ku foli rreth projekteve që do të nis së shpejti.

Megjithatë nuk kaloi pa u komentuar edhe pjesëmarrja e tij në “Kënga Magjike”, do te jetë bashkëprezantues me Ardit Gjebrean dhe Erjon Isain, gjithashtu ai foli edhe për sfidën e re administrimin e një restoranti.

Gjatë intervistës ai është ngacmuar disa herë nga gazetarja Dajana Shabani, e cila i ka vënë në dukje se nuk e ka ftuar asnjëherë në restorant duke i marrë kështu një ftesë live.

Gjithashtu në çastin kur Besi u shpreh për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”, ajo reagoi duke bërë një batutë. “Ardit Gjebrea ka një jetë që ha qyl tek restoranti jot,”-duke aluduar kështu që për këtë arsye ka ndodhur dhe pjesëmarrje e tij në “Kënga Magjike”. Por Kallaku theksoi se Arditi nuk ka ikur asnjëherë pa paguar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu