Gjaku merret vetëm në Veri? Njihuni me fshatin që nuk e harron hakmarrjen as pas 50 vitesh (VIDEO)

Fshati Kalei në zonat e thella të Mallakastrës është tashmë thuajse fantazmë, sepse është braktisur masivisht, por nuk ka ndodhur kështu me ligjin e pashkruar të hakmarrjes.

Ky ligj sundon ende në këtë fshat dhe këtë e vërteton vrasja e 57-vjeçarit Shefo Duraj para një viti. Në një reportazh nga “ABC News” thuhet se Shefo Duraj u vra për një hakmarrje që kishte 50 vite si ngjarje.

Gjaku i pa marrë është çështje nderi e panegociueshme në këto anë. Djali (Shefo Duraj) ishte në barkun e nënës kur u vra babai i tij.

Sapo u rrit ai vrau dy persona në shenjë gjakmarrje për babain e tij që nuk e njohu kurrë. Vrasja e bariut nga roja 50 vjet më parë bëri bujë në Mallakastër, pasi motivi ishte krejt banal, për barin e kooperativës.

Vajza 27 vjeçare e Durajt, thotë se nuk është rritur me urrejtje. Ajo nuk është rritur me atë frymë.

Por Mallakastra shquhet për mentalitetin e ashpër të banorëve të saj. Falja e gjakut është një njollë turpi për pasardhësit.

Banorët thonë:
Gjaku nuk lihet!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu