Gjarpri helmues u futet në shtrat, çifti në shok lajmëron autoritetet, ja ç’ndodhi

Pranvera është periudha në të cilën zakonisht ndodh çiftimi tek kafshët, por po të njëjtën stinë ndodh edhe tek gjarpërinjtë. Në Australi Pranvera është stina e çiftëzimit për gjarpërinjtë ,deri më tani të paktën dy familje në Queensland, u kanë shpëtuar atyre helmues, të cilët i kanë gjetur në vende aspak të këndshme.

Të mërkurën, shërbimi i kapjes së gjarpërinjve u telefonua nga një familje në Brisbane, ku një prej zvarranikëve më të rrezikshëm në botë ishte futur në dhomën e gjumit të një çifti. Siç raporton britanikja “The Telegraph”, në kohën kur autoritetet mbërritën në shtëpinë e familjes, gjarpri kaf kishte hyrë në shtratin e çiftit, nën kuvertë.

“Padyshim që ky nuk është vendi më i mirë për t’u përballur me një gjarpër helmues. Fatmirësisht e panë në kohë dhe nuk ishin në shtrat“, tha eksperti Stewart Lalor, për mediat lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu