Gjatë transmetimit live prezantuesi i motit shfaqet para ekraneve duke mbajtur kokën e tij në dorë, shikuesit habiten (VIDEO)

Prezantuesi i motit ka befasuar të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin në televizor, kur u shfaq para ekraneve të tyre duke mbajtur kokën e tij në dorë afër belit.

Ai këtë gjë e ka bërë për hir të festës së Halloween-it, ku përmes efekteve speciale ka habitur të gjithë ata që në fillim mendonin se bëhej fjalë për diçka serioze, transmeton Telegrafi.

Duke qëndruar para hartës digjitale, prezantuesi i motit mbante në dorë kokën dhe fliste për motin që do të mbretëroj këto ditë mbi Londemon, Newcastle, Glasgow dhe Liverghoul.

Por, edhe ngjyrat e hartës kishin ndryshuar për t’ju treguar më mirë shikuesve se bëhej fjalë për një shaka për Halloween.

“Nëse do të dilni sonte për të festuar Halloween-in, atëherë moti do të jetë i kthjellët mbi Angli dhe Wales, por mot i mirë do të jetë edhe në Irlandën e Veriut dhe Skoci”, dëgjohet prezantuesi duke thënë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu