Gjendet luftanija amerikane 72 vjet pasi u fundos nga nëndetësja japoneze, ja se si duket (FOTO)

Luftanija e madhe amerikan “USS Indianapolis” e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Oqeanin Paqësor, 72 vjet pasi u fundos nga një nëndetëse japoneze.

Luftanija u gjet 5.5 kilometra nën sipërfaqe, transmeton Express.
Ajo u shkatërruar rrugës duke u kthyer nga një mision sekret për të çuar pjesë të bombës atomike, e cila më pas u përdor në Hiroshima.

Nga 1.196 burra në bord, vetëm 316 u shpëtuan. Kjo ishte humbja më e madhe e jetëve në histori të marinës amerikane.

“USS Indianapolis” u shkatërrua më 30 korrik 1945 kur, diku në detin e Filipineve mes Guam dhe Leyte, u godit nga një silur prej një nëndetëseje japoneze.

Diku 800 a 9000 persona u arratisen nga anija e fundosur. Nuk ishte dërguar asnjë alarm shqetësimi, dhe deri sa të mbijetuarit u gjeten rastësisht katër ditë më vonë, vetëm 316 kishin mbetur të gjallë në ujërat e mbushur me peshkaqen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu