Gjenerali rus: Më 1999, Albright e urdhëroi Jelcinin të shkarkojë të gjithë zyrtarët rusë që e planifikuan marrjen e Aeroportit të Prishtinës

Gjenerali rus, Leonid Ivashov, thotë se parashutistët rusë të cilët në qershor 1999 ishin në Aeroportin e Prishtinës, u detyruan të tërhiqen për fajin e Moskës dhe Beogradit.

Sipas tij, forcat speciale ruse nga regjimenti i parashutistëve, në vitin 1999 e kanë marrë një pikë strategjike në Aeroport – para syve të ushtarëve të NATO-s, transmeton Telegrafi.

“Duke e kontrolluar atë objekt, ne e kemi kontrolluar praktikisht situatën në tërë Kosovën. Asnjë aeroplan i NATO-s nuk ishte në gjendje të aterronte në territorin e Kosovës – pa lejen dhe pëlqimin tonë. Ky ishte padyshim një sukses ushtarak”, ka thënë ai.

Gjenerali rus shprehet se qëndrimin e tyre e bëri të vështirë Beogradi dhe fakti se Rusia atëherë ka qenë në marrëdhënie të mira me Perëndimin.

“Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, presidentit të atëhershëm rus, Boris Jelcin, ia hstroi kërkesën që të shkarkohen të gjithë gjeneralët që e konceptuan sulmin në Aeroport. U shkarkuan ministri i Mbrojtjes, Igor Sergejev, unë dhe disa kolegë. Amerikanët kanë vazhduar të bëjnë presion ndaj Rusisë, e në këtë ka ndikuar edhe Beogradi që nuk shfaqte dëshirë të qartë për praninë e Ushtrisë ruse në Kosovë. Prandaj, ndjehem keq”, thotë ai. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu