Gjuriq: Serbët nuk marrin pjesë në Kuvend për Ushtrinë e Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se respekton vendimin e përfaqësuesve të Listës Serbe, për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës, dhe se pavarësisht nga rrethanat e vështira politike të kundërshtimit në mënyrë aktive, formimin e ushtrisë së Kosovës,raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Ne e dimë se përfaqësuesit shqiptarë kanë arsyetime lidhur me formimin antikushtetues të ushtrisë. Por nuk mund të bëhet një gjë e tillë, për shkak se përfaqësuesit serbë nuk marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës për ushtrinë. Tani përfaqësuesit serbë kanë deklaruar qartë se ata janë duke u kthyer në Kuvend dhe se janë kundër formimit të ushtrisë, dhe për këtë do të bëjnë gjithçka që munden në mënyrë institucionale për të mos e mbështetur”, ka thënë Gjuriq./Indeksonline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu